-0.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kanceri i gjirit tek burrat: Shpesh diagnostikohet vonë, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Mjekët kanë vënë re se, ndonëse kanceri i gjirit tek burrat është më i rrallë, ai nuk është më i rëndë se tek gratë. Problemi kryesor është se shpesh diagnostikohet më vonë, pasi burrat janë më pak të prirur të dyshojnë për ndryshime në zonën e gjinjve.

Faktorët që rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit tek burrat përfshijnë: histori familjare me kancer gjiri te gratë, ekspozim ndaj rrezatimit në zonën e gjoksit, zgjerim i gjinve nga trajtime me hormone ose ilaçe, marrja e estrogjenit, sindroma e rrallë gjenetike Klinefelter, sëmundje të mëlçisë ose testikujve, dhe mbipeshë.

Simptomat tek burrat janë të ngjashme me ato tek gratë dhe përfshijnë: gjëndra ose kokërr në gji apo nën sqetull, ndryshim në madhësi ose formë të gjirit, ndryshime në lëkurën e gjinjve si gropëza ose tërheqje, skuqje ose ënjtje përreth gjinjtë, rrjedhje lëngu nga thithka, kore ose luspa në thithkë, puçrra të imta dhe dhimbje të vazhdueshme në gji apo nën sqetull.

Mjekët këshillojnë burrat që të jenë të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi në zonën e gjinjve dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore pa vonesë, pasi diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...

“Të fortët e shtetit” zënë hapësirën publike – Denoncim për parking të paligjshëm në...

0
Një denoncim shqetësues është publikuar ditën e sotme lidhur me parkimin e paligjshëm në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë një sheshi...

“Familje përgjithmonë” – Amy Schumer dhe Chris Fischer i japin fund martesës 7-vjeçare

0
Aktorja dhe komediania e njohur amerikane Amy Schumer ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer, duke i dhënë fund zyrtarisht martesës së...