22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja e dyfishtë në Greqi: Dy burrat u qëlluan për vdekje në kamping, autori e kishte fytyren zbuluar

Një ngjarje e rëndë tronditi Foinikounta të Mesinisë në Greqi, ku dy burra – pronari grek i një kampingu dhe punonjësi i tij shqiptar – u qëlluan për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Policia greke po vijon hetimet, ndërsa autori i krimit mbetet ende në arrati.

Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi ka hyrë në kamping me një skuter dhe ka qëlluar viktimat me pistoletë, pa lënë gëzhoja. Njëri prej burrave u vra brenda zyrës së kampingut, ndërsa tjetri u qëllua pas shpine teksa përpiqej të largohej. Një dëshmitar i mbijetuar, nipi i njërit prej viktimave, tha se autori kishte qëlluar edhe në drejtim të tij, por pa e goditur. Sulmuesi ishte i veshur me bluzë me kapuç dhe fytyrën e kishte të zbuluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë autorin duke u larguar me motor drejt fshatit Koryfasi, por targat e mjetit nuk janë identifikuar. Autoritetet po marrin në pyetje personat e afërt të viktimave dhe presin rezultatet e autopsisë, që u zhvillua në Korinth, për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Hetuesit nuk përjashtojnë as motive personale dhe as skenarë më të ndërlikuar që mund të lidhen me interesa të tjera. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe mbetet një çështje prioriteti për policinë greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...