24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“I uroj sukses Florjan Binaj, ka mbështetjen time të plotë” – Florian Haçkaj pas nominimit për Tiranën

Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas procesit të nominimit për kandidatin e opozitës në Bashkinë e Tiranës.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve që e kanë propozuar si kandidat të mundshëm, duke theksuar se ky besim përbën “pasurinë më të madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat”.
Në postimin e tij, ai u ndal edhe tek vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e aktorit Florjan Binaj, të cilin e cilësoi “mik dhe bashkëluftëtar në betejën për votën e diasporës”, duke i uruar suksese dhe mbështetje të plotë në garën për Tiranën.

Haçkaj shtoi se angazhimi i tij për qytetin dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se çdo qytetar ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët, duke apeluar për më shumë bashkëpunim, përfshirje dhe dialog përtej ndasive politike.

Postimi i plotë:
Falenderoj me mirënjohje të gjithë ata që më propozuan, si dhe qytetarët që shprehën besimin dhe gatishmërinë për të më mbështetur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Ky besim është pasuria më e madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat dhe synon të çmohet vetëm përmes mbrojtjes së tyre.
Procesi i nominimit të kandidaturave jopolitike, pavarësisht profileve të nderuara, ka treguar mungesë të një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm brenda forcave opozitare, por në kulturën politike në tërësi. Një proces i hapur, me konsultim të gjerë dhe dialog mbi idetë e vizionin për qytetin, do të kishte qenë një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besim dhe për të forcuar alternativën qytetare.
Mbështetja e gjerë që kandidaturat jo-partiake të propozuara morën në publik tregon qartë nevojën për hapje më të madhe të partive ndaj qytetarëve.
Vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e Florjan Binaj, mik i imi, mbështetës i kahershëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë në betejën për votën e diasporës, por edhe një zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike, është marrë tashmë e unë i uroj suksese adashit në këtë garë sfiduese për Tiranën, duke i shprehur mbështetjen time të plotë.
Angazhimi im për Tiranën dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se secili prej nesh ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët.
Shqipëria sot ka nevojë për më shumë përfshirje, bashkëpunim dhe dialog të vërtetë, përtej ndasive politike e militantizmit, në shërbim të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...