Pas ekzekutimit të gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, të hënën e 6 tetorit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar me një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale.
Ambasada shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen tragjike të gjyqtarit dhe dënon me forcë aktin e dhunës, duke bërë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave.
“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në reagimin zyrtar.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me tre plumba brenda sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin kundër autorit të ngjarjes. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor që zgjaste prej vitesh.






