20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Dashuria ndez tetorin: Hëna e plotë dhe Afërdita sjellin pasion dhe aventura romantike

Tetori vjen i mbushur me emocione dhe tundime që është e vështirë t’u rezistosh. Sipas astrologëve, ky muaj do të sjellë momente të thella dhe të papritura në marrëdhënie, si për ata që janë tashmë në një lidhje, ashtu edhe për ata që ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt.

Më 6 tetor, Mërkuri hyn në Akrep, duke shtuar intensitet dhe mister, ndërsa Hëna e plotë në Dash ndez dëshirat më të fshehta. Afërdita formon një lidhje harmonike me Jupiterin, duke sjellë optimizëm dhe bujarinë në marrëdhënie. Megjithatë, kundërshtimi i Afërditës me Saturnin më 11 tetor teston qëndrueshmërinë e ndjenjave, duke nxjerrë në pah atë që është e përhershme dhe atë që është kalimtare.

Hyrja e Afërditës në Peshore më 13 tetor sjell harmoni dhe romancë, ndërsa Plutoni i drejtuar rikthehet për të fuqizuar ndjenjat personale. Më 21 tetor, Hëna e re në Peshore hap rrugën për një fillim të ri në marrëdhënie, duke nxitur barazi dhe ekuilibër. Ndërsa Dielli hyn në Akrep më 22 tetor, pasioni dhe intensiteti rriten, duke sjellë emocione të fuqishme dhe të thella. Muaji përfundon më 29 tetor me Mërkurin në Shigjetar, duke hapur një hapësirë të madhe për biseda mbi të ardhmen dhe aventurat e reja romantike.

Për Dashi, tetori sjell energji të forta dhe pasion; hyrja e Afërditës në Peshore favorizon kompromisin dhe harmoninë në marrëdhënie. Më 21 tetor është koha për një kapitull të ri romantik, qoftë me një lidhje të re, qoftë me rikthimin e dikujt të veçantë.

Për Shigjetarin, Hëna e plotë më 6 tetor ndez shtëpinë e zemrës dhe pasionit, duke sjellë romanca emocionuese dhe guximtare. Afërdita midis mesit të muajit forcon lidhjet shoqërore dhe miqësitë, ndërsa fundi i muajit i jep vetëbesim për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat më të thella.

Tetori duket se do të jetë një muaj i mbushur me pasion, aventura dhe momente magjike në dashuri, ku emocionet dhe tundimi do të jenë protagoniste të padiskutueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...