29.1 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Edi Rama dhe ministri Lamallari në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit të ndjerë të Apelit, Astrit Kalaja. Krahas tij, në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe përfaqësues të lartë të sistemit gjyqësor e të drejtësisë shqiptare.

Homazhet u zhvilluan në një atmosferë të rënduar, ndërsa kolegë dhe bashkëpunëtorë të gjyqtarit shprehën dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të tij.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, që po shqyrtohej në Apelin e Tiranës. Sipas hetimeve paraprake, gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur për vdekje. Gjatë të njëjtës ngjarje u plagosën edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin pala tjetër në proces. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...