23.9 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati godet punonjësin e sigurisë pas debatit në hyrje

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku një punonjës sigurie është dhunuar nga një avokat.

Sipas burimeve zyrtare, përplasja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit me detektor metalesh. Avokati Redi Llanaj mësohet se ka tentuar të kalojë pa respektuar procedurën e sigurisë, duke hyrë në zonën e ndaluar për personelin. Pasi punonjësi i sigurisë e ka penguar, debati verbal është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Pas incidentit, avokati është shoqëruar menjëherë nga policia për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen, ndërsa punonjësi i sigurisë ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në ambientet e gjykatës, ku kërkohet hetim i plotë dhe marrje e masave ndaj çdo akti që cënon rendin dhe integritetin e punonjësve të sistemit të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...