23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Pavarësisht pezullimit të dekretit, Ogerta Manastirliu vijon fushatën në Tiranë: “T’i bëjmë lagjet më të jetueshme, qytetin më të gjelbër”

Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërprerë përgatitjet për procesin e 9 nëntorit, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vijon takimet me qytetarët.

Sot, ajo zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr. 2, ku foli për projektet që synojnë çlirimin e hapësirave publike, përmirësimin e transportit urban dhe zhvillimin e konceptit të ri të “super blloqeve” brenda lagjeve të kryeqytetit.

“Kemi çliruar mbi 1500 pika në qytet, por kjo nuk është një nismë kundër dikujt, është në të mirën e përbashkët. Duam të krijojmë më shumë hapësira për fëmijët, për të moshuarit, për komunitetin në tërësi — për një qytet më të jetueshëm,” deklaroi Manastirliu.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve për trafikun dhe transportin publik, ajo theksoi nevojën për investime të reja në këtë sektor:

“Ka shumë për të bërë për transportin publik që të lehtësojmë trafikun e përditshëm. Koncepti i ri urban do të krijojë më shumë gjelbërim, hapësira për këmbësorët dhe lojëra për fëmijët.”

Në mbyllje të takimit, kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës u shpreh se “Tiranës i duhet një ekip që punon me zemër dhe e zhvillon qytetin me ritmin që po ecën Shqipëria.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...