25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Operacioni “Ombra” në Vlorë — Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, drejt ekstradimit në Itali

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar. Shtetasi Adjol Kushtaj, 38 vjeç, është vënë në pranga në lagjen “Kushtrimi”, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Firence për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor, i koduar “Ombra”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, pas një hetimi të koordinuar me Interpol Tirana dhe autoritetet italiane.

Sipas njoftimit zyrtar, Adjol Kushtaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë:
• Kultivim të bimëve narkotike
• Prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike
• Krim të kryer në bashkëpunim

Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e plotë me 10 vite burg.

Ky është një tjetër rast që tregon bashkëpunimin e ngushtë të autoriteteve shqiptare me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...