9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Priscilla Presley akuzohet për fshehje të pasurisë dhe përfshirje në vendimet tragjike për vajzën e saj

Në Shtetet e Bashkuara janë bërë publike detaje të reja lidhur me padinë e ngritur ndaj Priscilla Presley, 80-vjeçares e cila akuzohet për fshehje të bizhuterive dhe kujtimeve të rralla të Elvis Presleyt, si dhe për tentativë kontrolli mbi pasurinë familjare të Presley-ve.

Padia është ngritur nga ish-partnerët e biznesit të Presley-t, Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko, të cilët kërkojnë dëmshpërblim prej të paktën 50 milionë dollarësh. Ata pretendojnë se Priscilla ka tentuar të marrë nën kontroll fondacionin e vajzës së saj, Lisa Marie Presley, dhe trashëgiminë ikonike të Elvisit, Graceland, duke shkelur kontratat dhe duke kryer mashtrim të qëllimshëm.

Një nga akuzat më të rënda lidhet me momentin tragjik të janarit 2023, kur Lisa Marie pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj në Kaliforni. Dokumentet e reja tregojnë se Priscilla ka kërkuar që aparatet që e mbanin në jetë vajzën të fikeshin vetëm pak orë pas pranimit në spital, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Priscilla Presley ishte e martuar me Elvis Presley nga viti 1967 deri më 1973, marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë nën vëzhgim publik, pasi ata u njohën kur ajo ishte 14-vjeçare dhe Elvis 24-vjeç. Ajo ka pohuar gjithmonë se marrëdhënia intime ka filluar vetëm pas mbushjes së moshës 21 vjeç.

Padia tashmë po shqyrtohet nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit, duke ndezur një debat të gjerë në media dhe tek fansat e familjes Presley mbi përfshirjen e Priscillës në çështjet e trashëgimisë së Elvisit dhe kujdesit ndaj vajzës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...