18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Operacioni “Storm 9” në Durrës: Shpallet në kërkim kolumbiani që drejtonte rrjet prostitucioni dhe droge

Pas tre javësh hetime intensive, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 9”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin e grave dhe shfrytëzimin për prostitucion.

Në qendër të hetimit është shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar si organizatori kryesor i aktivitetit kriminal. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Policia ka nisur procedim penal për pronarin e apartamentit, V. R., 45 vjeç, për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe për tre persona të tjerë, M. S., E. B. dhe A. H., të cilët akuzohen për “Prostitucion”.

Gjatë kontrollit, në banesë u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa, një shumë parash e përfituar nga veprimtaria e paligjshme, pesë celularë dhe pasaportat e dy vajzave kolumbiane.

Policia e Durrësit ka njoftuar se vijojnë hetimet për kapjen e organizatorit dhe për identifikimin e lidhjeve të mundshme të rrjetit me grupime të tjera ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...