23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Skandali në Prokurorinë e Elbasanit: Avokati denoncon, prokurori me probleme psikologike vazhdon punën

Elbasan – Një vendim që ka tronditur sistemin e drejtësisë shqiptare nxjerr në dritë problematika të rënda në përzgjedhjen e magjistratëve. Prokurori Gjergji Ceka, i përfshirë në incidentin me avokatin Uljan Barjami, rezulton të ketë pasur probleme të rënda psikologjike gjatë studimeve në Shkollën e Magjistraturës. Testimet standarde i kishin dhënë “pikë të kuqe”, duke treguar mungesë stabiliteti emocional dhe paaftësi për të ushtruar funksione publike të ndjeshme.

Megjithatë, ai u kualifikua dhe promovua në sistemin e drejtësisë, duke ngjallur dyshime për ndërhyrje, korrupsion dhe ndikim politik. Barjami, që denoncoi manipulimet dhe shkeljet procedurale, u përball me kërcënime, bullizim dhe arrestim, një situatë që po perceptohet si terrorizëm institucional ndaj atyre që guxojnë të flasin.

Rasti ngre pyetje serioze: si është e mundur që një kandidat me rezultate negative psikologjike të marrë detyrë prokurori? Kush e lejon këtë? Sa të tjerë me probleme të ngjashme mund të jenë sot në sistem?

Ekspertët dhe burimet brenda drejtësisë thonë se ky incident duhet të shërbejë si alarm për përpastrimin e sistemit, hetime urgjente mbi kualifikimet e magjistratëve dhe vendosjen e përgjegjësive penale për ata që kanë shkelur standardet.

Siç theksohet, drejtësia nuk mund të shërbejë si terapi për individë me probleme psikologjike. Një prokuror që nuk mund të menaxhojë emocionet dhe presionin nuk duhet të ketë në dorë lirinë e qytetarëve. Rasti i Elbasanit tregon qartë se mungesa e filtrimit psikologjik ka pasoja të drejtpërdrejta dhe dramatike për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...