21.8 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Trump ndalon menjëherë negociatat tregtare me Kanadanë pas një reklame “fyese”

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar pezullimin e të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë, pas publikimit të një reklame që ai e konsideroi “fyese” ndaj SHBA.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se Kanadaja kishte transmetuar një spot ku ish-presidenti Ronald Reagan komentonte në mënyrë kritike mbi tarifat doganore. Ai theksoi:

“Bazuar në sjelljen e tyre të papranueshme, TË GJITHA NEGOCIATAT TREGTARE ME KANADANË NDALOHEN MENJËHERË.”

Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur tarifë 35% mbi importet kanadeze, megjithëse disa mallra që përfshihen në marrëveshjen USMCA do të përjashtohen. Ai argumentoi se videoja, e sponsorizuar nga qeveria e Ontarios, synonte të ndikonte në vendimin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë të SHBA-së, që pritet në nëntor, lidhur me ligjshmërinë e tarifave të reja amerikane.

Ky vendim gjyqësor pritet të jetë një test i rëndësishëm për autoritetin presidencial të Trump dhe politikën e tij ekonomike, pasi mund të detyrojë qeverinë amerikane të rimbursojë miliarda dollarë të mbledhura nga tarifat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...