13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Cristiano Ronaldo thyen çdo rekord: arrin 950 gola në karrierë dhe sfidon kufirin e 1000 golave

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ylli portugez shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes Al Nassr–Hazem, duke u bërë futbollisti i parë në histori që arrin në kuotën e 950 golave të shënuar në karrierë.

Goli erdhi pas një kundërsulmi të nisur nga Wesley dhe ishte i vlefshëm për javën e 6 të Ligës Arabe të Futbollit. Me këtë shënim, Ronaldo ka arritur 106 gola me Al Nassr, ndërsa më parë kishte shënuar 5 gola me Sportingun e Lisbonës, 145 me Manchester United, 450 me Realin e Madridit dhe 101 me Juventusin.

Në nivel ndërkombëtar, Ronaldo ka shënuar 143 gola me përfaqësuesen e Portugalisë, duke e çuar totalin e tij në 950 gola në karrierë. Me këtë ritëm, ylli portugez po afrohet gjithnjë e më shumë drejt kufirit historik prej 1000 golash, duke i shkruar një kapitull tjetër të jashtëzakonshëm futbollit botëror.

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se mosha nuk është pengesë për një legjendë që sfidon kohën dhe rekordet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...