11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shiu i pak orë në Vau Dejës shndërrohet në përmbytje, Boçi akuzon pushtetin lokal e qendror

Mjaftuan vetëm disa orë shi stinor në Qarkun e Shkodrës që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej, duke vënë në rrezik qindra banesa dhe jetën e banorëve. Ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi e cilësoi situatën si pasojë të papërgjegjshmërisë, paaftësisë, keqadministrimit dhe korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

Boçi thekson se përroi i Glinës shkaktoi dëme të mëdha, jo për shkak të “sulmit të natyrës”, por për shkak se nuk janë marrë masa paraprake dhe investime për mbrojtjen e zonës. Ai akuzoi kryebashkiakun Shkreli, i cili sipas tij justifikohet se projekti i argjinaturave nuk ka marrë miratimin e nevojshëm prej pesë vitesh nga qeveria Rama.

“Kryebashkiaku justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, por nga pesë vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama. Ndërsa qeveria ia hedh topin pushtetit lokal. Ky i fundit fondet i ka shpenzuar për fushatë dhe rrugë zgjedhore, duke lënë qytetarët pa mbrojtje,” shkruan Boçi në statusin e tij.

Ai kërkoi që ndërhyrjet emergjente të bëhen pa vonesë dhe me kapacitetet e duhura, duke paralajmëruar se pasojat e korrupsionit dhe keqadministrimit bien gjithmonë mbi qytetarët.

Boçi përfundon mesazh: “Përgjegjësit e pushtetit, lokal dhe qendror, nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë me justifikime dhe ngritje shpatullash. Situata është urgjente dhe kërkon veprime konkrete për të parandaluar një katastrofë të mundshme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...