11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Drejtësia në fokus: Kuvendi mblidhet sot për raportimet e institucioneve dhe ngritjen e dy komisioneve të reja

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë sot një seancë plenare maratonë, e cila do të nisë në orën 10:00 dhe do të fokusohet në çështje kyçe të drejtësisë dhe reformave institucionale.

Në rendin e ditës parashikohet ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur më në fund dakordësi për përbërjen e barabartë, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas miratimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë, që pritet të zgjasin disa orë.
I pari që do të dalë para deputetëve është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.
Më pas, do të raportojë kreu i SPAK, Altin Dumani, për ecurinë e hetimeve dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vijim, Artur Metani do të paraqesë raportin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), ndërsa më pas pritet të raportojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Në seancë nuk do të jetë i pranishëm deputeti Gazment Bardhi, i cili është përjashtuar për dy javë pas përplasjes me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në seancën e kaluar.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Peleshit, Bardhi ka kërkuar që të shmangen provokimet ndaj deputetëve të opozitës, duke paralajmëruar se çdo veprim që cenon të drejtat e opozitës do të konsiderohet “atentat ndaj parlamentarizmit”.

“Çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo i interpretimit 34-vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizmit dhe asgjësim i të drejtave të opozitës parlamentare,” – thuhet në letrën e firmosur nga grupi i PD-së.

Seanca e sotme pritet të shënojë një nga ditët më intensive të këtij sesioni parlamentar, me çështje që prekin drejtpërdrejt reformat kryesore dhe funksionimin institucional të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...