5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Vonesa, ngarkesë dhe mungesë infrastrukture”: ILD zbardh problemet e sistemit të drejtësisë në raportin vjetor

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi sot para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024, duke prezantuar shifra dhe problematika që, sipas tij, vijojnë të rëndojnë mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në vend.

Në fjalën e tij, Metani bëri të ditur se gjatë vitit 2024 ILD ka trajtuar 1374 ankesa nga gjithsej 2854 të paraqitura, ndërsa 54 prej tyre kanë përfunduar me hetim disiplinor. Ai shtoi se ka pasur një dyfishim të kërkesave për procedim disiplinor, me 11 magjistratë të ndëshkuar – gjashtë gjyqtarë dhe pesë prokurorë – me masa që variojnë nga shkarkimi deri te vërejtja konfidenciale.

“Gjatë vitit 2024 ILD ka kryer gjashtë inspektime tematike, që kanë rezultuar me 54 rekomandime për institucione të ndryshme të drejtësisë,” tha Metani, duke theksuar se asnjë vendim i ILD-së nuk është cenuar nga organet e tjera si KLP apo KLGJ.

Vonesat në gjykime, plagë e sistemit

Një nga çështjet më të nxehta të raportit ishte zvarritja e proceseve gjyqësore, që sipas Metanit dëmton cilësinë e drejtësisë dhe ul besimin e publikut.

Sipas të dhënave të ILD-së, vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një gjyqtar ka trajtuar mesatarisht 1176 çështje në vit, krahasuar me mesataren kombëtare prej 841.7.

“Pavarësisht se në organikë janë 80 gjyqtarë, realisht kanë qenë në detyrë vetëm 43. Kjo mbingarkesë dhe mungesa e burimeve njerëzore kanë ndikuar drejtpërdrejt në vonesat e proceseve gjyqësore,” – tha Metani.

Ai bëri të ditur se gjatë inspektimeve, ILD ka nisur hetime disiplinore për 51 magjistratë dhe ka kërkuar procedim disiplinor për 17 prej tyre, për zvarritje dhe vonesa të pajustifikuara në çështje gjyqësore.

Mungesë infrastrukture dhe regjistrimesh audio

Një tjetër problematikë e theksuar nga Inspektori i Lartë ishte mungesa e infrastrukturës për regjistrimet audio të seancave gjyqësore, të cilat janë të detyrueshme me ligj.

“Infrastruktura aktuale nuk mundëson zhvillimin e të gjitha seancave gjyqësore me regjistrim audio, veçanërisht në Gjykatën e Tiranës. Këto mangësi, të kombinuara me vakancat e shumta, ndikojnë negativisht në cilësinë dhe solemnitetin e proceseve,” theksoi Metani.

“Publiku duhet të kuptojë rolin e drejtësisë”

Në fund të raportimit, Metani nënvizoi nevojën për qartësim të rolit dhe kompetencave të ILD-së, duke theksuar se shpesh qytetarët – madje edhe aktorë të tjerë publikë – kërkojnë nga ky institucion zgjidhje që nuk janë në juridiksionin e tij.

“Sot përballemi me një paqartësi mbi rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e cila nuk vjen vetëm nga qytetarët, por edhe nga politika, media apo institucionet e tjera publike,” deklaroi ai.

Metani theksoi rëndësinë e edukimit ligjor të publikut dhe rritjes së transparencës në sistemin e drejtësisë, duke bërë thirrje që Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë të japin më shumë mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Edukimit Ligjor.

“Nëse qytetarët nuk kuptojnë rolin e institucioneve dhe mekanizmat e ankimit, drejtësia rrezikon të perceptohet si e mbyllur dhe e pakuptueshme,” – përfundoi Metani, duke theksuar se besimi i publikut mund të fitohet vetëm përmes transparencës dhe efikasitetit real të institucioneve gjyqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...