19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Noka kritikon SPAK: “OSBE/ODIHR konstaton shkelje, por Dumani hesht”

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, shprehu sot në Kuvend kritika të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në dukje se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar ndikimin e shtetit në zgjedhje, përmes vendimeve si bonusi i pensioneve dhe falja e gjobave, dy ditë para 11 majit.

Sipas Nokës, SPAK nuk ka trajtuar këto çështje si vepra penale dhe nuk ka hetuar as kërcënimin e deputetes Albana Vokshi në ditën e zgjedhjeve.

“Pyetjet u bënë për qytetarët, nuk prisnim përgjigje sepse i dinim. OSBE/ODIHR konstaton shkelje ligji nga VKM-ja që miratoi kryeministri për bonusin e pensionistëve dhe faljen e gjobave, kurse Altin Dumani nuk sheh shkelje,” tha Noka.

Ai shtoi se patronazhistët shpërndanin para dhe favore në këmbim të votës në çdo qark, duke theksuar se SPAK nuk ka ndërmarrë veprime ndaj këtyre rasteve për shkak të “pavarësisë së partisë mbi ligjin”.

Debati erdhi pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...