14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pretenca për vdekjen e Doriana Hakës, familja pret vendimin përfundimtar për mjekët Rexhepi e Burba

Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët e përfshirë në rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila ndërroi jetë nëntorin e 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Sipas prokurorisë, për gjinekologun Petrit Rexhepi kërkohet dënim me 9 muaj burgim, por ekzekutimi i vendimit do të pezullohet për shkak të moshës mbi 70 vjeç, duke e vendosur në shërbim prove për 18 muaj. Gjatë kësaj periudhe ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Rexhepit i propozohet pezullimi i licencës për 5 vite, duke e privuar nga ushtrimi i profesionit.

Ndërsa për Elona Burbën, reanimatore, prokuroria ka kërkuar 1 vit burgim dhe heqjen e licencës për 5 vite.

Seanca e radhës është caktuar më 10 nëntor, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes. Familja e Doriana Hakës, pas më shumë se një dekade betejë në dyert e drejtësisë, pret me padurim vendimin përfundimtar, duke akuzuar mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së të afërmes së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...