23.2 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Edi Rama në Arabinë Saudite: “Bukuria dhe vizioni e transformojnë hapësirën dhe njerëzit”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative në Riad, një nga forumet më të rëndësishme globale për inovacion, teknologji dhe investime të qëndrueshme, ku u takuan liderë botërorë dhe sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë globale.

Gjatë panelit, Rama vlerësoi praninë e Gianni Infantino, president i FIFA-s, të cilin e quajti përfaqësues të lëvizjes më të madhe njerëzore dhe avokat për Kupën e Botës 2034. “Perandori i futbollit është këtu dhe është një prej shenjave më domethënëse që tregon çfarë po ndodh në këtë vend,” tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e bukurisë dhe vizionit për transformimin e hapësirës dhe njerëzve. “Ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfra, por nuk ka vende të shëmtuara që të jenë të begata dhe të pasura. Bukuria dhe hapësira ku jetojmë lidhen drejtpërdrejt me begatinë dhe zhvillimin e njerëzve,” shtoi ai.

Ai përshkroi transformimin e Arabisë Saudite si një shembull frymëzues: “Synimi për ta kthyer këtë shkretëtirë në një ‘Firence 2.0’ tregon se gjithçka është e mundur. Ajo që po përjetojmë sot në Perëndim është inercia, por këtu imagjinata ushqehet nga inovacioni dhe dëshira për të bërë kapërcime të mëdha.”

Rama foli edhe për energjinë e ndryshme që përjetoi sapo mbërriti në Riad dhe ndikimin e hapësirës së bukur urbane: “Vetëm duke parë skulpturat dhe gjelbërimin e rrugëve, e kupton ndryshimin. Imagjinoni një mëngjes ku njerëzit dalin nga shtëpia pa u shqetësuar për ambientin – kjo është fuqia e transformimit.”

Ai përfundoi duke theksuar mësimet që mund të nxirren nga shembuj si Infantino dhe vendet e Gjirit: “Ka ardhur koha të jemi të përulur dhe të mësojmë nga ata që kombinon forcat tradicionale me energjitë e reja. Ajo që funksionon në Europë mund të aplikohet edhe në Katar, Arabinë Saudite, Marok dhe SHBA.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...