20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Operacioni “The Van” – U gjet arsenali I armëve, fugoni ishte maskuar me logot e një firme ndërtimi

Një arsenal armësh është zbuluar në Tiranë gjatë operacionit policor të koduar “The Van”, ku hetuesit kanë konstatuar se mjeti i përdorur për transportin e armëve ishte një furgon i kamufluar me logon e një kompanie ndërtimi dhe me elementë që imitonin sinjalistikën rrugore, me qëllim fshehjen e veprimtarisë së paligjshme.

Në pamjet nga vendngjarja, në xhamin ansor të furgonit shihej logoja e kompanisë “Gener 2”, ndërsa në pjesën e sipërme ishte vendosur mbishkrimi “Mirëmbajtja Rrugore”. Sipas burimeve, ky kamuflim mendohet të jetë përdorur nga trafikantët e armëve, ndërsa furgoni rezulton në emër të Eugert Sinos, tashmë i arrestuar nga policia.

Sino, i cili u mor mbrëmjen e djeshme në pyetje, ka mohuar përfshirjen në aktivitetin kriminal, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për armët e gjetura në mjetin e parkuar pranë banesës së tij. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se kamuflimi ishte planifikuar për të shmangur kontrollet policore.

Në brendësi të furgonit u gjetën 23 armë zjarri, përfshirë 5 snajperë, silenciatorë, municion luftarak, pajisje për shpërthime në distancë dhe uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve hetimore, arsenali dyshohet se kishte ardhur nga Kosova dhe ishte destinuar për përdorim nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit zbuluan gjithashtu bazën ku ruheshin armët, në të njëjtën zonë ku u kap automjeti, në Myslym Shyri. Armët janë të reja dhe nuk lidhen me rastet e mëparshme të trafikut të armëve të zbuluara. Policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

Në një deklaratë zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përgëzoi strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, duke theksuar se:

“Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe rendin publik.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...