19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Unioni konservator kërkon reformim të ligjit të nënshtetësisë: “Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo rregull”

Unioni konservator CDU/CSU në Gjermani ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e shtetësisë së dyfishtë dhe të reformës së ligjit të nënshtetësisë, duke kërkuar kufizime të forta për ata që, sipas tyre, “rrezikojnë vlerat kushtetuese” të vendit.

Deputeti i CSU-së, Stefan Mayer, në një intervistë për gazetën Bild, deklaroi se Gjermania duhet të rishqyrtojë konceptin e nënshtetësisë së dyfishtë universale, duke kërkuar një “reformë të thellë ligjore” në këtë drejtim.

“Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe më pas ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne,” – tha Mayer, duke shtuar se kriminelëve, antisemitëve dhe armiqve të kushtetutës duhet t’u hiqet shtetësia gjermane nëse mbajnë dy pasaporta.

Në të njëjtën linjë, edhe politikanja e CDU-së, Cornell Babendererde, u shpreh se shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo normë, duke ngritur pyetjen nëse marrja e pasaportës gjermane lidhet me “përkushtimin ndaj vendit apo me përfitimet që ajo sjell.”

“Nëse 80 përqind e atyre që morën shtetësinë në vitin 2023 mbajnë edhe pasaportën e tyre të mëparshme, duhet të pyesim veten nëse kjo është shenjë dashurie për Gjermaninë apo përfitim praktik,” – u shpreh ajo.

Sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave, në vitin 2024 morën shtetësinë gjermane rreth 292,000 persona, një rritje prej 46 për qind krahasuar me një vit më parë – shifra më e lartë ndonjëherë. Një në katër shtetas të rinj (28%) janë me origjinë siriane, ndërsa mbi 80% e aplikantëve mbajtën edhe pasaportën e tyre të mëparshme.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (SPD) ka kundërshtuar kërkesat e Unionit për kufizimin e dyshtetësisë, duke theksuar se shumështetësia është një realitet modern dhe një formë integrimi për emigrantët.
Për ndryshimin e ligjit kërkohet shumicë në parlament, por deri më tani nuk ka marrëveshje politike mes partive të mëdha.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Gjermania shfuqizoi procedurën e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë brenda tre vitesh për “personat e integruar mirë”, duke ashpërsuar ndjeshëm kriteret për aplikantët e rinj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...