10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rama me dhimbje dhe ironi për Fatos Nanon: “Vdis pa të të dua… edhe ata që të kallën në burg sot të shkruajnë fjalë të bukura”

Në një fjalë të mbushur me emocion dhe ironi, kryeministri Edi Rama kujtoi me dhimbje ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke rrëfyer marrëdhënien e ndërlikuar, por plot respekt që kishte me ish-kryeministrin dhe themeluesin e Partisë Socialiste.

“I thonë një fjalë – vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sonte në një nga darkat e rralla të viteve të fundit dhe të kalonim deri vonë në revistën e ngjarjeve që pas lajmit të ndarjes tënde nga jeta. Po sa të paskan dashur, more burr i dheut,” – tha Rama me një ton të përzier mes mallëngjimit dhe sarkazmës.

Ai shtoi se “edhe ata që dikur e akuzuan, e sulmuan dhe e futën në burg, sot nuk ngurrojnë të qendisnin fjalë të bukura për të”, duke nënvizuar se hipokrizia shpesh shfaqet vetëm pasi dikush largohet nga jeta.

Rama përfundoi fjalën e tij me trishtim të thellë:
“Nuk të mendoja kurrë të shtrirë në një arkëmort. Erdh kjo ditë zie për mua, dhe më ra barra e rëndë të jap lamtumirën e fundit paraardhësit tim, të parit kryetar të familjes sonë politike.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...