9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Maqedonia e Veriut, qytetarët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ja rezultatet

Shkup – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut iu drejtuan kutive të votimit të dielën për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, ku ishin përfshirë 33 komuna. Të drejtë vote kishin mbi një milionë qytetarë, ndërsa procesi u zhvillua i qetë dhe pa incidente që të cenonin sigurinë e zgjedhjeve.

Me 87% të votave të numëruara, VMRO-DPMNE, partia në pushtet, ka fituar 19 komuna, duke u pozicionuar kryesore. Pas saj renditet LSDM, e majta maqedonase, me 4 komuna të fituara.

Nga koalicionet shqiptare, VLEN ka fituar 5 komuna në të cilat garonte, ndërsa Aleanca për Integrim e udhëhequr nga BDI ka dalë fituese në një komunë nga pesë ku garonte. Po ashtu, Uniteti rom dhe Lëvizja ZNAM kanë fituar nga një komunë secila.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pasqyroi një proces pa tensione dhe konfirmoi vazhdimësinë e garës politike në nivel lokal në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...