10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shehaj akuzon Gjykatën Kushtetuese: “Mbron korrupsionin dhe interesat e Ramës”

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi sot Gjykatën Kushtetuese se ka marrë një vendim politik në mbrojtje të korrupsionit, pas vendimit që i lejon kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të vazhdojë detyrën edhe pse ndodhet në burg, i akuzuar për korrupsion.

“Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese na thotë se një kryetar bashkie, i cili është në burg për korrupsion, duhet të qëndrojë në krye të detyrës”, deklaroi Shehaj gjatë një daljeje për mediat.

Sipas tij, ky vendim synon të krijojë një precedent të rrezikshëm ku arrestimi apo akuzat për korrupsion nuk përbëjnë më arsye për largim nga funksioni publik.
“Edi Rama kërkon të mbrojë pushtetin e vet përmes një sistemi që i shërben korrupsionit. Nëse Rama nuk do që të mbahen zgjedhje në Tiranë, Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të tij”, shtoi Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia paralajmëroi se ky standard mund të përdoret në të ardhmen edhe për të mbrojtur figura të tjera të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeministrin vetë.
“Kjo vlen për Erion Veliajn sot, por edhe për Belinda Ballukun dhe ndoshta nesër për vetë Edi Ramën, kur të përballet me drejtësinë për korrupsion”, theksoi ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, duke i dhënë të drejtë Veliajt të qëndrojë në detyrë. Me këtë vendim, rrëzohet propozimi i qeverisë për ta shkarkuar dhe, rrjedhimisht, nuk do të zhvillohen zgjedhje të reja në Tiranë, pasi dekreti i Presidentit Bajram Begaj shpallet i pavlefshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...