14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“We don’t do tricks, only hits” — Gjesti rikthehet pas heshtjes me një mesazh misterioz për fansat

Pas një periudhe të gjatë mungese në publik, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, është rikthyer në vëmendje përmes një postimi intriguese të publikuar nga produksioni i tij, “Three60 Music”.

Në imazhin e shpërndarë për Halloween, artisti shfaqet i maskuar, me një stil të errët dhe artistik, duke rikrijuar një atmosferë misterioze që ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet.

Në përshkrimin që shoqëronte foton, thuhej:
“We don’t do tricks. Only hits.”
Një fjali e shkurtër, por domethënëse, që ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e ndjekësve mbi një rikthim të mundshëm muzikor të këngëtarit.

Burime pranë produksionit “Three60 Music” lënë të kuptohet se Gjesti është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, duke i dhënë fund pauzës së gjatë që pasoi fitoren e tij në spektaklin e njohur televiziv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...