13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Zbardhen mesazhet: Takimi “në darkë” i Ballukut me vartësin Berberi, një ditë para mbërritjes së turqve të tunelit të Llogarasë

Detaje të reja nga dosja e SPAK zbulojnë komunikime të tjera mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas dokumenteve hetimore, Balluku ka ftuar Berberin në banesën e saj më 29 gusht 2021, vetëm një ditë para se në Tiranë të mbërrinin përfaqësuesit turq të kompanisë që më pas fitoi tenderin.

Në bisedat e siguruara nga aplikacioni “Signal”, Berberi duket se ka keqkuptuar orarin e takimit, duke u paraqitur që në mëngjes, ndërsa ministrja i kujton me ton të afërt:

“Në darkë o zemër.”

Pas kthimit nga udhëtimi në Vjenë, Balluku e udhëzon më vonë vartësin me një tjetër mesazh:

“Po futem në garazh, hajde lart më mirë, shkalla H.”

Të nesërmen, më 30 gusht 2021, komunikimet mes tyre tregojnë se Berberi ishte në takim me tre përfaqësues të kompanisë turke “Intekar-ASL”, e cila në muajt pasues u shpall fituese e tenderit.
Në orën 12:08, Balluku e pyet:

“Ke kanë me vete?”

Berberi i përgjigjet:

“Vetëm tre turqit.”

Balluku e mbyll me një “OK”.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu kanë hyrë në Shqipëri më 29 gusht dhe janë larguar më 30 gusht 2021, pak orë pas takimit me zyrtarët shqiptarë.

Këto komunikime, të përfshira në dosjen hetimore të SPAK, shtojnë dyshimet se procesi i tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është ndikuar nga nivelet më të larta politike, ndërsa marrëdhënia e afërt mes Ballukut dhe Berberit ka luajtur një rol kyç në koordinimin e veprimeve përpara shpalljes së fituesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

0
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...