28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Altin Dumani refuzon të komentojë takimin me Edi Ramën: “Çdo kontakt është institucional dhe procedurial”

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ftuar në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin, u pyet drejtpërdrejt nëse kishte refuzuar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Dumani nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se takimet e SPAK-ut me përfaqësues të pushteteve të tjera janë gjithmonë institucionale dhe proceduriale, dhe se takime të tjera jashtë këtij formatit nuk ka pasur.

Gazetarja e pyeti më tej për një përballje fizike me kryeministrin, por Dumani përsëriti të njëjtin qëndrim, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.

Pyetje: “Keni refuzuar një takim me kryeministrin? A është refuzuar nga ana juaj një takim me Edi Ramën?”
Altin Dumani: “Takimet e drejtuesit të SPAK me përfaqësues të pushteteve të tjera janë proceduriale dhe institucionale. Takime të tjera, tej këtij formati, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë.”

Deklarata e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SPAK-ut dhe ekzekutivit janë nën vëmendje, pas hetimeve që prekin struktura të larta të administratës dhe politikës në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...