28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ja çfarë ndodh kur arreston “mikun” e eprorit: Ritvan Pali largohet nga Policia pas operacionit të SPAK-ut

Pas disa muajsh tensionesh dhe transferimesh të dyshimta, ish-shefi i Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, është larguar përfundimisht nga Policia e Shtetit. Burime nga institucioni tregojnë se shkaku kryesor nuk ishte performanca profesionale, por arrestimi i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s dhe i dyshuar për trafik droge, që kishte lidhje të afërta me eprorë të lartë.

Operacioni ndaj Morinës, i drejtuar nga Pali, u konsiderua nga shumë oficerë si veprim profesional dhe i guximshëm, por disa drejtues e panë si “gabim të pafalshëm”. Pas arrestimit, disa nga pjesëmarrësit në operacion u transferuan ose degraduan, duke përfshirë edhe vetë Palin, i cili përfundoi në Komisariatin e Leskovikut, një detyrë që u interpretua gjerësisht si ndëshkim i maskuar.

I lodhur nga trajtimi arbitrar dhe mungesa e mbështetjes institucionale, Pali dha dorëheqjen, duke lënë një sinjal shqetësues për sistemin: shpërblehet lidhja personale, jo profesionalizmi.

“Ky është një nga rastet më tipike ku ndëshkohet njeriu që zbaton ligjin dhe mbrohet ai që ka miq,” – thotë një burim brenda policisë.

Ngjarja ngre pyetjen: Në shërbim të kujt funksionon sot Policia e Shtetit – të ligjit apo të miqësive personale?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...