22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

SPAK merr në dorë hetimin e arsenalit të frikshëm në Tiranë: 23 armë, snajperë dhe pajisje shpërthyese në furgonin e lidhur me grupin e Aurel Hoxhës

Policia e Tiranës ka kaluar në SPAK çështjen e zbuluar më 29 tetor, ku në një furgon të parkuar në rrugën “Myslym Shyri” u sekuestruan 23 armë dhe municion.

Hetuesit dyshojnë se arsenali mund t’i përkiste grupit kriminal të Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim për organizimin e vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, ngjarje që u zbardh pjesërisht nga komunikimet e zbërthyera në SKY ECC.

Furgoni, në emrin e të arrestuarit Eugert Sino, ishte kamufluar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”. Sino deklaroi se e kishte marrë automjetin nga një person me emrin Bledar, mbiemrin e të cilit nuk e dinte. 34-vjeçari ka punuar më parë në lokalin “Monopol”, në pronësi të Aurel Hoxhës.

Mes armëve të gjetura janë: 5 snajperë, 1 silenciator, 12 pistoleta, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë.

Hetimi i SPAK-ut do të përcaktojë lidhjen e armëve me grupin kriminal dhe rolin e të përfshirëve në këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...