Kandidati i Partisë Socialiste në Tepelenë, Gramos Sako, fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit për kryetar bashkie, shprehu sot mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve.
Në një prononcim për mediat, Sako tha se:
“Pas një fushate të shkurtër, por model, dhe një procesi votimi nën reshje, qytetarët dolën dhe shprehën vullnetin e tyre. Detyrimi im kryesor tani është t’i shërbej qytetarëve dhe të vijoj me punët e nisura dhe projektet që kemi planifikuar. Mirënjohje edhe për Partinë Socialiste që e ka mbështetur fitoren që nga dita e parë.”
Sako siguroi 3,261 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, mori 928 vota.
Fitorja e Sako konsolidon pozicionin e PS-së në Tepelenë dhe i jep mandatin për të udhëhequr projektet lokale në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve.






