26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“E gjithë kjo mbështetje është një përgjegjësi”, Altin Bojni falënderon banorët e Matit pas fitores në zgjedhjet lokale

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Mat, Altin Bojni, u shpreh i emocionuar pas fitores së arritur të dielën.

Bojni garantoi angazhim maksimal për të vijuar projektet madhore për zhvillimin e bashkisë dhe për një të ardhme sa më të mirë për qytetarët.

“Një emocion i veçantë, por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre. E gjithë kjo mbështetje është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë. Me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë”, tha Bojni.

Në zgjedhjet e djeshme, Bojni mori 7,425 vota (66,54%), duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, me 3,184 vota (28,54%), si dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila mori 549 vota (4,92%).

Fitorja e tij konsolidon pozicionin e Partisë Socialiste në Mat dhe i jep mundësinë për të realizuar projektet e planifikuara për qytetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...