22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë: VV dhe LDK udhëheqin sipas komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 17 nga 18 komunat ku të dielën u mbajt balotazhi. Numërimi ende nuk ka përfunduar në Mitrovicë.

Sipas rezultateve preliminare, komunat shqiptare janë ndarë mes partive kryesore:
• Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë fituar nga 7 komuna secila;
• Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 6 komuna;
• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 5 komuna;
• Nisma për Kosovën, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Iniciativa e Ramiz Lladrovcit secila ka fituar nga një komunë;
• Lista Serbe vazhdon të jetë partia me më së shumti komuna të fituara, gjithsej 10.

Fituesit sipas partive në balotazh
• VV: Fitore në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Obiliq, duke i shtuar këto komunave që qeverisnin më parë: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë.
• LDK: Pas dy fitoreve në rundin e parë (Istog dhe Lipjan), dje fitoi pesë komuna të tjera: Prishtinë, Pejë, Junik, Viti dhe Dragash.
• PDK: Pas fitoreve të para në Ferizaj, Skenderaj dhe Han i Elezit, dje fitoi Vushtrri, Prizren dhe Kaçanik.
• AAK: Fitore të reja në Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë, duke ruajtur komunën e Deçanit nga raundi i parë.

Fituesit e një komunë
• Nisma Socialdemokrate: Malishevë;
• Iniciativa e Ramiz Lladrovcit: Drenas;
• KDTP: Mamushë, komuna që e ka drejtuar edhe më parë.

Këto rezultate përcaktojnë konfigurimin e ri politik lokal në Kosovë, duke dhënë një pasqyrë të qartë të ndarjes së pushtetit mes partive shqiptare dhe komunitetit serb në nivel lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...