28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Atentati në Rinas – agjenti i AMP-së ishte me Gilmando Danin, “krahu i djathtë” i Shullazi

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka zbuluar një tjetër detaj tronditës: shoqëruesi i tij ishte agjenti i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), Muçi Shaljani — i njohur ndryshe si Muçi Sheqeri — i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Kjo ngre një sërë pyetjesh serioze mbi lidhjen mes një punonjësi të strukturave të kontrollit të policisë dhe një personi të njohur për lidhjet e tij me botën e krimit.

Çfarë e lidhte agjentin e AMP-së me Gilmando Danin?
A ishte ai në një detyrë zyrtare për shkak të funksionit që mbante, apo thjesht ndodhej aty si mik i ngushtë i mikut të Shullazit?

Publiku ka të drejtë të dijë nëse AMP ka dijeni mbi këtë lidhje, mbi arsyet e pranisë së agjentit në makinën e Danit dhe rrethanat që e çuan në atentat.
Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse struktura eprore e tij ishte në dijeni për lëvizjet e Shaljanit atë ditë.

Po ashtu, lindin pyetje të tjera të rëndësishme:
• Si u rekrutua një person me lidhje të tilla në radhët e AMP-së?
• Kush e rekomandoi dhe kush e emëroi në këtë institucion që ka për detyrë të mbikëqyrë integritetin e forcave të rendit?

Publiku pret përgjigje të qarta dhe transparente nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka detyrimin ligjor dhe moral të informojë për gjendjen e punonjësit të saj dhe për çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje të rëndë që po ngre dyshime të forta mbi integritetin e brendshëm të vetë strukturave të rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...