29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Trump paralajmëron BBC-në: “Fjalimi im u modifikua, kam detyrim të padis”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka një “detyrim” për të paditur BBC-në pas mënyrës se si një pjesë e fjalimit të tij të 6 janarit 2021 u prezantua në një dokumentar të transmetuesit britanik. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se fjalimi i tij ishte “i masakruar” dhe se mënyra e paraqitjes kishte mashtruar shikuesit.

“Ata e redaktuan fjalimin tim, i cili ishte një fjalim i bukur dhe qetësues, dhe e bënë të tingëllonte radikal. Ajo që bënë ishte mjaft e pabesueshme,” tha Trump, duke shtuar se nuk mund të lejonte që publikun të mashtrohej dhe se kishte detyrim ligjor të vepronte.

Kjo është hera e parë që Trump flet publikisht për këtë çështje, që pas njoftimit të avokatëve të tij për një padi prej 1 miliard dollarësh kundër BBC-së, nëse transmetuesi nuk tërhiqet, nuk kërkon falje dhe nuk ofron kompensim. BBC konfirmoi se kishte marrë letrën nga avokatët e Trump dhe se do të përgjigjej “në kohën e duhur”.

Dokumentari i transmetuar më parë, pjesë e programit investigativ “Panorama”, kishte redaktuar dy pasazhe nga fjalimi i vitit 2021, duke sugjeruar se Trump kishte nxitur sulmin në Capitol Hill, një pretendim që ai mohon. Ky incident kishte shkaktuar tension brenda BBC-së dhe kishte çuar në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe drejtoreshës ekzekutive të lajmeve, Deborah Turness.

Trump dhe avokatët e tij kërkojnë që dokumentari të tërhiqet plotësisht, të publikohet një korrigjim i paanshëm dhe të ofrohet kompensim për dëmet e shkaktuara. Çështja ka shkaktuar polemika politike edhe në Britani, me zëra konservatorë që mbështesin Trump-in dhe parti të majta që theksojnë mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...