33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Hill në Hagë: “Nuk kishim një pikë kontakti me UÇK-në, Thaçi nuk e drejtonte strukturën”

HAGË – Ish-diplomati amerikan Christopher Hill vijoi të mërkurën për të tretën ditë dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Hill, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve gjatë luftës në Kosovë, ka treguar vështirësitë e diplomacisë amerikane për të komunikuar me UÇK-në dhe për të identifikuar udhëheqësit e saj.

“Nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen,” tha Hill. “Pavarësia e Kosovës ishte më shumë një slogan, dhe të gjithë flisnin për këtë qëllim pa një strukturë të qartë.”

Diplomati shtoi se nuk kishte informacion të besueshëm se kush nxirrte komunikatat e UÇK-së apo kush drejtonte strukturat politike brenda organizatës. Ai theksoi se drejtoria politike ishte një organ i jashtëm që merrej me marrëdhënie ndërkombëtare, ndërsa shtabi i përgjithshëm përbëhej kryesisht nga komandantë lokalë dhe funksiononte si organ ushtarak.

Hill gjithashtu theksoi se gjatë kohës kur ishte i dërguar i SHBA-ve, ata përpiqeshin të identifikonin personat që udhëhiqnin UÇK-në, por nuk kishte një strukturë komanduese të qartë dhe askush nuk fliste zyrtarisht në emër të të tjerëve.

Ky dëshmi vjen në kuadër të gjyqit që po mbahet kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë më 1998–1999. Të katërt i mohojnë akuzat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...