24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Tragjedi në Francë: Shqiptari vret bashkëshorten dhe më pas veten, fëmija 3-vjeçar ishte në shtëpi gjatë krimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tyre. Sipas autoriteteve franceze, 36-vjeçari Andon Janaqi nga Korça ka vrarë bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, duke përdorur një pushkë gjahu, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Çifti ishin prindër të dy djemve të mitur, 9 dhe 3 vjeç. Mediat lokale raportojnë se fëmija 3-vjeçar ndodhej në shtëpi në momentin kur u krye krimi makabër, ndërsa djali i madh nuk kishte mbërritur ende në banesë.

Nëna e autorit, Floresha Janaqi, është shprehur e shokuar dhe ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe. Ajo ka treguar se djali vuante prej kohësh nga ankthi dhe se konflikti mes çiftit ishte bërë i shpeshtë.

“Kam nevojë për ndihmë që të sjell trupin e djalit në Shqipëri. Djali im prej kohësh vuante nga ankthi…”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e familjes së Anjezës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa hetimet për dinamikën e plotë të krimit vijojnë. Autoritetet franceze po punojnë për të siguruar mbrojtjen dhe kujdesin e duhur për dy fëmijët e mbetur jetimë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...