11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Trump dhe Greene në përplasje të hapur: Presidenti e quan “të çmendur” dhe “tradhtare”

Mosmarrëveshjet midis Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene janë bërë publike, duke nxjerrë në pah tensionet mes dy aleatëve të njohur brenda Partisë Republikane.

Të premten, Trump e quajti Greene “të çmendur” në rrjetet sociale dhe sugjeroi se ajo duhet të rrëzohet nga posti në zgjedhjet e ardhshme. Të shtunën, komentet e tij u ashpërsuan, duke e etiketuar atë si “tradhtare”.

Kjo përplasje pason deklaratat kritike të Greene, e cila ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e Trump ndaj parimit “Amerika e Para” dhe e ka kritikuar mënyrën si ai po trajton dosjet e Jeffrey Epstein, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve shqyrton publikimin e tyre.

Në postimet e tij, Trump shkruante: “Shoh ‘Marjorie-n e çmendur’ që ankohet çdo ditë… nuk mund ta pranoj telefonatën e një Lunatic-u.” Ai gjithashtu premtoi të mbështesë çdo kandidat republikan që do të sfidojë Greene-n në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Nga ana e saj, Greene ka kritikuar vendimet e Trump lidhur me kostot për votuesit, politikat tarifore dhe konfliktet e jashtme, duke nxjerrë në pah ndasitë brenda Partisë Republikane. Tensionet mes dy figurave pritet të ndikojnë në dinamikën e brendshme të partisë para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...