10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Punëtori shqiptar humbi jetën në Greqi pasi ra nga çatia e një shtëpie në Mytilene

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Mytilene, Greqi. Sipas mediave greke, viktima – identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik – po kryente punime në çatinë e një shtëpie kur u rrëzua nga një lartësi e konsiderueshme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarët tregojnë se shqiptari punonte zakonisht në një restorant të zonës, por për të siguruar më shumë të ardhura pranonte herë pas here edhe punë të tjera, si ato të mirëmbajtjes dhe riparimeve në banesa.

Një akt heroik vetëm pak muaj më parë

Në fund të muajit gusht, i ndjeri ishte përmendur në mediat lokale si hero, pasi kishte shpëtuar një grua që kishte rrëshqitur në momentin që po hipte në një anije në port. Reagimi i tij i menjëhershëm i kishte shpëtuar jetën gruas, duke e bërë të njohur në komunitetin lokal.

Protestë pas ngjarjes tragjike

Qendra e Punës, e cila ndodhet pranë vendit ku ndodhi aksidenti, ka bërë thirrje për një protestë sot në orën 12:00, duke kërkuar më shumë siguri dhe masa mbrojtëse për punëtorët që shpesh kryejnë punë pa kontratë dhe pa pajisje mbrojtëse adekuate.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...