26.9 C
Tiranë
Thursday, July 30, 2026

Detaje të reja nga vdekja e 48-vjeçares në Korçë: Familjarët akuzojnë spitalin, policia nis hetimet

– Një 48-vjeçare, Gentiana Nano, u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen 15 të qytetit të Korçës, pas disa ditësh që kishte shfaqur probleme serioze në frymëmarrje dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Viktima ishte dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë, ku u trajtua dhe më pas u lirua për t’u kthyer në shtëpi. Familjarët tregojnë se gjendja e saj nuk përmirësohej dhe edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve në ditën e dytë, 48-vjeçarja vazhdoi të ndjehej keq. Mëngjesin e sotëm, ajo u gjet e pajetë nga djali dhe babai i saj.

Djali i viktimës, Erdiol Nano, ka hedhur akuza ndaj personelit mjekësor, duke deklaruar se nuk është treguar kujdesi i duhur dhe se mjekët e kanë lejuar të largohej nga spitali në gjendje të rënduar shëndetësore. “Si mund të lejoni një njeri të largohet kur ai thotë që nuk ndihet mirë?” tha ai.

Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve dhe pritet të marrë në pyetje stafin mjekësor të shërbimit urgjent për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, trupi i Gentiana Nanos do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar. Në marrëdhënie, një bisedë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
Për 30 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit....

Haxhiu i përgjigjet Vuçiqit dhe Bërnabiqit: “Retorika shoviniste nuk e ndryshon realitetin, Kosova është...

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetares...

Rama publikon të dhënat e AMA-s: “Shqipëria nuk është autokraci, opozita ka më shumë...

0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria...

Honor prezanton Robot Phone, telefoni me kamerë 200 MP mbi gimbal që ndjek automatikisht...

0
Honor ka zbuluar detaje të reja për telefonin e saj të ardhshëm Robot Phone, një pajisje inovative që synon të ndryshojë mënyrën e fotografimit...