28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tërshëra, surpriza e darkës: nutricionistët zbulojnë pse ky drith është ideal para gjumit

Tërshëra prej kohësh është bërë pjesë e pandashme e mëngjeseve moderne, por nutricionistët po tregojnë se ky drith i thjeshtë mund të jetë po aq i dobishëm edhe në darkë. Sipas Dr. Conchita Vidales, drejtuese e Njësisë së Nutrigenetikës në DEMYA Madrid, konsumimi i tërshërës në mbrëmje mund të ofrojë një sërë përfitimesh që ndihmojnë tretjen, kontrollin e oreksit dhe madje edhe gjumin.

“Tërshëra është karbohidrat me përthithje të ngadaltë, e pasur me fibra dhe e lehtë për t’u tretur. Në sasi të vogla, është një zgjedhje shumë e mirë për darkë,” – shpjegon ajo, duke theksuar se ky drith krijon ndjesi ngopjeje pa e rënduar organizmin.

Sipas ekspertes, një nga avantazhet kryesore të konsumimit të tërshërës në mbrëmje është ndikimi i saj në shmangien e ushqimeve të panevojshme gjatë orëve të vona. “Tërshëra na ndihmon të shmangim snack-et kalorike, rregullon urinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit”, – shton Vidales.

Si ta konsumojmë tërshërën në darkë?

Nutricionistja këshillon që tërshëra të mos jetë e vetmja pjesë e vaktit, por të kombinohet me proteina dhe perime për një balancë më të mirë ushqyese. Një omëletë ose crêpe me tërshërë, vezë dhe pak qumësht bimor është një alternativë praktike dhe e lehtë.

Për ata që preferojnë një variant të thjeshtë, mund të përdoret si shtesë mbi kosin ose kefirin me fruta pylli. Kombinimi i probiotikëve të kosit me prebiotikët e tërshërës përforcon mikrobiotën e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në shëndetin e tretjes.

Pse ia vlen ta konsumojmë në darkë?

Ekspertët rendisin disa përfitime të drejtpërdrejta:
• Ngopje afatgjatë: ndihmon në kontrollin e oreksit dhe ul dëshirën për të ngrënë pas darke.
• E pasur me fibra: rregullon tretjen dhe redukton fryrjen.
• Indeks i ulët glicemik: mban të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak.
• Ndihmon gjumin: përmban melatoninë dhe triptofan, dy elementë që favorizojnë qetësimin dhe gjumin cilësor.

Më mirë në mëngjes apo në darkë?

Sipas Vidales, gjithçka varet nga qëllimi. Për energji gjatë ditës, rekomandohet në mëngjes. Për qetësim, tretje të lehtë dhe shmangie të oreksit të vonë, është ideale në mbrëmje.

Recetë e shpejtë dhe e shëndetshme për darkë
• ½ filxhan (40–50 g) tërshërë
• 1 vezë (ose 2 të bardha veze)
• ½ filxhan perime të grira (karotë, spinaq, qepë, spec)
• 2–3 lugë ujë ose qumësht
• 1 lugë çaji vaj ulliri
• Kripë, piper, dhe erëza sipas dëshirës

E shpejtë, e lehtë dhe perfekte për një darkë që nuk rëndon stomakun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...