28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Krim tronditës në Holandë: Dy vëllezër mbytin motrën 18-vjeçare, babai dyshohet si urdhëruesi

Një ngjarje makabre ka tronditur Holandën, ku një 18-vjeçare siriane u vra brutalisht nga vëllezërit e saj, në një krim që autoritetet e cilësojnë si “vrasje nderi”. Viktima është identifikuar si Ryan Al-Jayar, e cila, sipas hetimeve, u ekzekutua pasi babai i saj e konsideronte një “turp familjar” lidhjen e saj sentimentale.

Tragjedia ndodhi në maj të vitit 2024. Ryan u largua nga banesa familjare në Jura më 22 maj dhe gjashtë ditë më vonë u gjet e pajetë në një kënetë në Lelystad. Pamja që gjetën ekspertët mjeko–ligjorë ishte e tmerrshme: vajza kishte gojën e mbyllur me shirit ngjitës, duart e lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të lidhura. ADN e babait të saj u gjet nën thonjtë e viktimës, duke treguar se ajo ka luftuar deri në momentet e fundit.

Dy vëllezërit, Mohammed (23 vjeç) dhe Muhannad (25 vjeç), u arrestuan dhe dolën para gjykatës këtë të enjte. Të dy pretendojnë se krimi është kryer nga babai i tyre, i cili prej kohësh kishte udhëtuar drejt Sirisë.

Nga Siria, babai i dërgoi dy email-e gazetës holandeze De Telegraaf, duke marrë përsipër vrasjen dhe duke deklaruar se djemtë e tij janë të pafajshëm. Por prokurorët nuk e besojnë këtë version. Sipas tyre, ai është autori moral i krimit dhe personi që urdhëroi rrëmbimin dhe mbytjen e 18-vjeçares, ndërsa djemtë e ekzekutuan planin.

Babai pritet të gjykohet në mungesë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të ndriçuar çdo rrethanë të ngjarjes që ka shokuar opinionin publik holandez dhe më gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...