5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Meloni–Zelenski, bisedë telefonike para vizitave në Evropë: Italia dërgon ndihma emergjente për energjinë e Ukrainës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, në prag të vizitave që ky i fundit pritet të bëjë në Bruksel, Romë dhe Londër në ditët e ardhshme.

Gjatë komunikimit, Meloni rikonfirmoi solidaritetin e Italisë ndaj Ukrainës, sidomos pas sulmeve më të fundit ruse që kanë goditur infrastrukturën kritike të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, Italia do të dërgojë material të jashtëzakonshëm për të mbështetur infrastrukturën energjetike ukrainase, si edhe për qytetarët e prekur nga situata. Ndihma do të përfshijë gjeneratorë energjie të prodhuar nga kompani italiane, të cilët pritet të mbërrijnë në Ukrainë në ditët e ardhshme.

Kryeministrja italiane ritheksoi gjithashtu mbështetjen e Italisë për negociatat që po zhvillohen aktualisht, duke vlerësuar edhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar një proces që mund të çojë drejt “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Në njoftimin e Romës zyrtare nënvizohet se gatishmëria e Ukrainës për t’u ulur në tryezë me mirëbesim është një hap i rëndësishëm përpara, ndërsa u shpreh pritshmëria që një qasje e ngjashme të vijë edhe nga pala ruse, për të mundësuar avancimin e procesit të paqes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...