20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Akuzat e forta të opozitës: Rama mbron “bandën qeveritare” ndërsa sulmon SPAK-un

Për të disatën ditë radhazi, kryeministri Edi Rama është vënë në qendër të kritikave pas deklaratave që, sipas opozitës, përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në hetimet e SPAK.

Opozita e cilëson situatën si një përpjekje të qeverisë për të mbrojtur një “bandë zyrtarësh” të akuzuar për “grabitje me tendera, grabitje pronash, vjedhje fondesh publike, përfshirje në afera korruptive dhe lidhje me grupe kriminale”. Sipas akuzave, “produktet” e kësaj “bande”, e cila drejtohet nga kryeministri, janë “një gamë e larmishme hajdutërie”, që nga koncesionet te abuzimet me pronat dhe fondet publike.

Burime pranë opozitës theksojnë se kryeministri “po lëshon piskama frike” teksa deklaron publikisht ndershmërinë e tij, ndërsa vendi përballet me arrestime të zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetëve dhe drejtuesve lokalë.

Sipas deklaratave, Rama nuk ka marrë masa për shkarkimin e zyrtarëve të akuzuar, por ka dalë në mbrojtje të tyre, duke kritikuar SPAK-un se po “i lë qeverinë pa punë”. Opozita shton se kryeministri nuk mban standardet morale të vendeve perëndimore, ku zyrtarët e akuzuar dorëhiqen deri në sqarimin e plotë të akuzave.

Nga radhët e opozitës, kryeministri krahasohet me “faraonët që mbylleshin në varret gjigande së bashku me shpurën e tyre”, duke u shprehur se Rama “po e çon qeverinë drejt një greminë të pashmangshme”.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri nuk mendon më as për shtetin, as për Partinë Socialiste, madje as për atë çfarë lë pas, ndërsa vendi përballet me krizë politike dhe tension institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...