25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Salah shpërthen ndaj Liverpoolit:”Duket sikur klubi më ka hedhur nën autobus”

Liverpool – Fushata e Liverpoolit në Premier League po kalon një krizë të thellë, pas barazimit zhgënjyes 3-3 ndaj Leeds United të shtunën. Mohamed Salah, ylli egjiptian i sulmit, ka hapur zemrën për tensionet me trajnerin Arne Slot, duke pranuar se marrëdhënia e tyre është “shumë e tensionuar” dhe se ndihet i tradhtuar nga klubi.

E kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin, dhe papritur nuk kemi më asnjë marrëdhënie. Më duket sikur klubi më ka hedhur nën autobus,” tha Salah, duke shtuar se nuk ndihet përgjegjës për situatën dhe se ka dhënë gjithçka për ekipin.

Sulmuesi theksoi gjithashtu dashurinë e tij për klubin: “Edhe fëmijët e mi do ta mbështesin gjithmonë Liverpoolin. E dua klubin shumë dhe gjithmonë do ta dua.

Raportimet e fundit nga “BBC Sport” tregojnë se Liverpooli është i hapur për të ardhmen e Salah, ndërkohë që disa klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për transferimin e yllit egjiptian. Situata mbetet e paqartë dhe tifozët presin një zgjidhje sa më shpejt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...