18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Kaos në Kretë: Fermerët grekë bllokojnë aeroportin dhe përplasen me policinë

Protestat e fermerëve në Greqi janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke përfshirë tashmë edhe ishullin e Kretës. Sot, aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është bllokuar plotësisht, pasi fermerë të shumtë kanë arritur me traktorë dhe mjete të tjera, duke marrë pjesë në protestën e përgjithshme të bujqve dhe blegtorëve.

Tensionet nuk munguan as në Hania, ku përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë sollën përmbysjen e një automjeti policor dhe dëmtime të tjera të furgonëve të rendit, goditur me gurë nga protestuesit.

Në rrugën Senetaki të Heraklionit, policia ngriti një barrikadë, ndërsa fermerët dhe blegtorët paralajmëruan se do të arrijnë në aeroport “me çdo kusht” për ta bllokuar. Përpjekjet e tyre për të çarë kordonin e policisë çuan në përdorimin e gazit lotsjellës nga efektivët, duke shkaktuar incidente dhe pengesa të mëtejshme.

Mjetet bujqësore janë parkuar përgjatë autostradës, duke bërë që aksesi nga Heraklioni drejt aeroportit të jetë praktikisht i pamundur, ndërsa situata mbetet tensionuar dhe e paparashikueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...