29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Masakër në burgun e Ekuadorit: 13 të vdekur brenda një dite, 44 viktima në një muaj në Macala

Trembëdhjetë të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Macala-s, në jugperëndim të Ekuadorit, një institucion që prej javësh ndodhet në epiqendrën e dhunës së bandave kriminale. Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Kombëtar i Burgjeve (SNAI), i cili njoftoi se trupat u gjetën pasi policia hyri në ambientet e burgut, pas aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në zonën e jashtme.

Me 13 viktimat e fundit, numri i të vdekurve në këtë burg brenda një muaji arrin në 44. Autoritetet thanë se shkaqet e vdekjeve pritet të përcaktohen nga autopsitë, ndërsa vijojnë hetimet për rrethanat e masakrës.

Dhuna në Macala nuk është një episod i izoluar. Vetëm një muaj më parë, 31 persona u vranë brenda këtij institucioni, disa prej tyre duke u mbytur. Në fund të shtatorit, përleshjet e armatosura mes të burgosurve shkaktuan edhe 14 viktima të tjera.

Burgjet e Ekuadorit prej kohësh janë shndërruar në terren lufte mes bandave rivale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Që prej vitit 2021, nga përplasjet brenda institucioneve korrektuese janë vrarë rreth 500 persona.

Në vitin 2024, qeveria vendosi të vendoste burgjet nën administrimin e ushtrisë, pas deklarimit të një gjendjeje “konflikti të armatosur” ndaj rreth 20 organizatave kriminale të lidhura me kartelet ndërkombëtare të drogës. Por në gusht të këtij viti, administrimi i tetë prej tyre – përfshirë Macala-n – iu rikthye Policisë.

Ngjarja e djeshme rikthen në vëmendje situatën kritike të sistemit korrektues në Ekuador, ku trazirat më të përgjakshme ndodhën në vitin 2021, kur mbi 100 të burgosur u masakruan në një burg në Guayaquil.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...