29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Trump paralajmëron: ‘Evropa po shkon në disa drejtime të këqija’ — kritikë e ashpër ndaj BE-së dhe politikave të imigracionit

Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi deklarata të forta ndaj Evropës ditën e hënë, vetëm pak ditë pas publikimit të “strategjisë së re të sigurisë kombëtare” nga administrata e tij—një dokument me tone të hapura nacionaliste, që sulmon politikat e Bashkimit Evropian, veçanërisht ato të migracionit.

“Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme,” tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një eventi në mbështetje të fermerëve amerikanë të prekur nga tarifat. “Evropa po shkon në disa drejtime të këqija — shumë keq, shumë keq për njerëzit. Ne nuk duam që Evropa të ndryshojë kaq shumë,” shtoi presidenti, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Deklaratat e tij erdhën pasi u shmang pyetja për gjobën shumë milionëshe që BE-ja vendosi ndaj platformës X të Elon Musk. Trump e quajti vendimin “të neveritshëm”, duke thënë se do të prononcohej më gjerësisht pas marrjes së informacionit të plotë. Ndërkohë, vetë Musk reagoi duke kërkuar që “BE-ja të shfuqizohej”.

Dokumenti i sigurisë kombëtare, i publikuar të premten nga administrata Trump, parashikon një skenar alarmues për kontinentin: sipas strategjisë, “Evropa po rrezikon fshirjen kulturore” nëse nuk ndërhyn kundër “imigracionit masiv”. Teksti paralajmëron se, “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohur në 20 vjet ose më pak”.

Në vijim, administrata amerikane kritikon me tone të forta BE-në për vendime që, sipas saj, “minojnë lirinë dhe sovranitetin politik”, politikat migratore që “po transformojnë kontinentin dhe po shkaktojnë tensione”, si dhe një sërë çështjesh të tjera që prekin “lirinë e shprehjes”, “rënien e lindjeve” dhe “identitetet kombëtare”.

Që prej rikthimit të Trump në pushtet në janar, marrëdhëniet transatlantike janë tensionuar ndjeshëm. Afrimi i tij me Rusinë dhe mbështetja për partitë konservatore dhe të ekstremit të djathtë në Evropë kanë shtuar edhe më shumë debatet mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...