29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përplasje në BBVIP: Trauma e fshehtë e Labinot Rexhës pas nofkës që s’e pranon dot

Një debat i ashpër ka shpërthyer në javën që lamë pas në “Big Brother VIP”, pasi Londrim Mekaj iu drejtua Labinot Rexhës me nofkën “Noti”, një term që për këngëtarin lidhet me një plagë të thellë nga e kaluara. Përballë banorëve, Labinoti rrëfeu se pseudonimi e çon drejt një ngjarjeje tragjike të vitit 2006, kur djali i tij për pak humbi jetën duke u mbytur në det, në Francë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2006, kemi fobi gjithmonë nga uji,” u shpreh ai, duke kujtuar me emocion traumën që, sipas tij, ka prekur të gjithë familjen. Rexha theksoi se ndjeshmëria e tij ndaj këtij emri nuk është çështje kapriçioje, por një plagë e mbetur nga një moment që i ka shënuar përgjithmonë.

Megjithatë, reagimi i tij nuk u prit me mirëkuptim të plotë në shtëpinë më të famshme të vendit. Disa banorë dhe opinionistë ngritën pikëpyetje mbi këtë histori, duke aluduar se mund të kishte vend për dyshime. Ky qëndrim irritoi Labinotin, i cili kërkoi me vendosmëri që askush të mos e thërrasë më me këtë nofkë dhe të respektojë kufijtë e tij emocionalë.

Ngjarja ka ndezur diskutime të gjera si brenda ashtu edhe jashtë formatit, duke sjellë në fokus traumën emocionale, fobitë e pashëruara dhe rëndësinë e respektimit të përvojave personale të konkurrentëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...