25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Arbitrat shqiptar marrin pjesë në UEFA Europa League

Të enjten priten ndeshje të rëndësishme në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, ku arbitrat shqiptarë do të luajnë një rol kyç në drejtimin e dy takimeve.

Në Europa League, Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen Lyon – Go Ahead Eagles në “OL Stadium” në orën 21:00. Asistentë do të jenë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Rolin e VAR do ta mbajë skocezi Andreë Dallas, ndërsa në pozicionin e AVAR është gjermani Christian Dingert.

Ndërsa në Conference League, Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers, e cila luhet në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45. Asistentët e tij janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi. Në VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, dhe në pozicionin e AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.

Ky angazhim i arbitrit shqiptar në dy kompeticionet europiane konfirmon nivelin e tyre të lartë dhe besimin e UEFA-s në aftësitë e tyre për të menaxhuar takime ndërkombëtare me tension dhe cilësi të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...